11 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 nga 132 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarët, në këto bashki: 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Në të gjithë vendin 550 qytetarë janë aktivë me Covid19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.