Dy rusët Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe 33-vjeçari Ukrainas Fedir Alpatov, kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës së Elbasanit, që i mbyllte në burg ata për akuzën e spiunazhit dhe “Goditjes për shkak të detyrës” ndaj dy ushtarakëve të Uzinës së Çekinit në Gramsh.
Të arrestuarit i janë drejtuar me një kërkesë gjykatës së Apelit në Durrës, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga Arrest në burg në “detyrim paraqitje”.
Incidenti në Gramsh:
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arestuan pak javë më parë pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.
Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.
Për këtë ngjarje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se hetimet vijojnë. Nga opozita nuk mungojnë akuzat dhe theksohet se është cenuar siguria kombëtare.