Një person ka rënë në prangat e policisë së Argjentinës pasi u përpoq që të qëllonte me armë zjarri zëvendës presidenten dhe ish-presidenten e Argjentinës. Ngjarja ka ndodhur në një distancë jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires.
Një burrë që ndodhej duke mes njerëzve shkon drejt ish-presidentes drejtuar një armë në fytyrën e Fernández de Kirchner.
Por fatmirësisht ai nuk ka arritur ta shkrepë armën, duke bërë që zëvendës presidentja të mos lëndohej.
Sulmuesi u arrestua pas disa sekondash konfuzioni dhe paniku. Ende nuk dihet se cili ishte motivi i autorit i cili ishte gati të vriste ish presidenten e vendit të tij.