Një tërmet i fuqishëm prej 7.7 i shkallës Rihter ka goditur Meksikën katër ditë më parë. Ndërkohë, dje është shënuar një tjetër pasgoditje e fortë 6.9 shkallë të Rihterit. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, disa orë më herët kishte mbajtur një koncert në kryeqytetin meksikan.
Në rrjet po qarkullon një video ku Dua e tronditur shfaqet duke u larguar nga vendi i rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë. Një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.