TIRANË- Kjo e enjte ka shënuar një numër të më ulët të rasteve ditore me COVID-19, krahasuar me një ditë më parë. Si rezultat i 1069 testimeve, kanë rezultuar pozitiv me COVID 263, teksa për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Nga këto 263 raste, 87 raste janë raportuar në Tiranë, për t’u ndjekur nga Lushnja, Durrësi dhe Vlora.

“Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftim.

Aktualisht janë 3,076 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, teksa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Statistika (1 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 263
Të shëruar në 24 orë 277
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1069

Testime totale 1,963,270
Raste pozitive 328,469
Raste të shëruara 321,810
Raste Aktive 3,076
Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 1,401
Fier 318
Shkodër 228
Elbasan 222
Durrës 204
Korçë 192
Vlorë 160
Gjirokastër 122
Berat 102
Lezhë 65
Dibër 51
Kukës 11