Duket se marrëdhënia e Neymar me Kylian Mbappe nuk është në rrugën e duhur, ndonëse nga Paris Saint-Germain diçka e tillë mohohet.
30-vjeçari luajti për Brazilin të premten dhe fituan 3-0 ndaj Ganës, në një ndeshje miqësore përpara Botërorit Katar 2022.
Duke folur për mediet pas këtij takimi, Neymar u pyet nga mediet se si po shkon marrëdhënia e tij me shokun e skuadrës te PSG-ja, Mbappen, dhe ai u përgjigj duke thënë “me Kylian?”, përpara se të ngrinte supet dhe të shtonte, “unë nuk” dhe më pas u largua me njëherë.