Vjeshta tashmë ka trokitur, periudhë që përkon me aplikimin e vaksinës anti-grip për grupet e popullatës më në risk siç janë të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Mjekja e familjes në qendrën shëndetësore nr. 6, Luiza Metani teksa rekomandon këtë targetgrup për t’u vaksinuar thotë se injektimi i vaksinës antigrip do të nis nga fundi i muajit tetor. “Zakonisht aplikohet në muajin tetor vaksinat antigrip që i rekomandojmë të gjithë personat mbi 65 vjeç dhe grupi i pare janë personat me sëmundje kronike. Është shumë e rëndësishme pasi ne duke iu referuar personave që vaksinohen me vaksinën antigrip e kalojnë shumë here më lehtë, jo sepse nuk kapin virozat e stinës, por e kalojnë shumë here më lehtë sesa pacientët që nuk vaksinohen”. Mjekja Metani thotë se virozat e stinës kanë shtuar ndjeshëm fluksin e pacientëve në poliklinikat e kryeqytetit. Temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe të vjellat janë vetëm disa prej simptomave që shfaqen në mosha të ndryshme. Nga të dhënat rezulton se numri i vizitave ditore për një mjek shkon deri në 30.
“Virozat e stinës nga uljet e menjëhershme të temperaturave që paraqiten me temperature tè lartë, me dhimbje fyti , me dhimbje koke , me djers dhe raste të rralla japin komplikacione. Grupmoshat më të prekura janë fëmijët mè pak se 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç dhe pacientët që janë me imunitet të ulët, me sëmundje kronike, me sëmundje të zemrës, me sëmundje të pulmones , të veshkave e të mëlçisë
Gjatë kësaj periudhe mjekët apelojnë që personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët duhet të bëjnë kujdes për shkak të ndryshimit të shpeshtë të temperaturave.