Gjykata dha dje masën e sigurisë arrest me burg për Arsen Muskurti, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 gusht, ku autori qëlloi vëllanë dhe motrën brenda në agjencinë turistike që ishte në pronësi të viktimave.

Autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin Albani Muskurti kishte hapur edhe një proces gjyqësor, për të cilin Arseni kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait.

Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza Muskurti, është një biznesmen i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, ndërsa ka dy gra. Pas vendimit të Gjykatës për të lënë në burg Meskurtin, dy gratë e autorit të ngjarjes, ajo me 6 fëmijë dhe tjetra, kanë paraqitur kërkesë për urdhër mbrojtje në Gjykatë.

Pas krimit të rëndë, ato u strehuan në një qendër sociale pasi kishin frikë për jetën e tyre për një hakmarrje të mundshme. Gjykata e ka refuzuar këtë kërkesë pasi sipas tyre nuk ka të dhëna të mundshme për kërcënim.