Rangers ka zgjedhur të injorojë direktivën e UEFA-s për të mos luajtur himnin e ri mbretëror në fillim të ndeshjes së Champions League kundër Napolit.
Klubi skocez që ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me familjen mbretërore të Britanisë, ka injoruar vendimin e UEFA duke vendosur himnin e ri “Zot, ruaje Mbretin”.
Lojtarët kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërsa e veçantë ka qenë edhe koreografia e tifozëve në kujtim të Mbretëreshës Elisabeta II, e cila ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare.
Uefa i lejoi klubit skocez të mbante një minutë heshtje dhe shirita të zinj, por nuk pranoi që të interpretohej himni mbretëror tashmë i ndryshuar nga “God save the Queen” në “God save the King”.
Ndeshja e Champions u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të Napolit.