COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 631 testime, 28 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit. 19 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 631 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, nga 2 qytetarë Shijak, Berat, nga 1 qytetarë në Kurbin, Selenicë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër.
Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,724 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 631
Testime totale 1,991,647
Raste pozitive 331,555
Raste të shëruara 327,724
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 179
Fier 15
Vlorë 10
Berat 8
Gjirokastër 6
Shkodër 5
Elbasan 5
Durrës 8
Dibër 3