Perëndimi është seriozisht i shqetësuar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të tregojë forcën me armë bërthamore.
Kështu shkruan e përditshmja britanike, Daily Mail, sipas të cilës kjo situatë alarmante ka bërë që Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace të fluturojë me urgjencë për në Pentagon.
Wallace anuloi takimet e tij me deputetët dhe udhëtoi për në Uashington që të diskutojë ‘çështje të ngutshme të sigurisë’.
Gazeta shkruan se është shtuar frika se Putini po merr në konsideratë mundësinë e shpërthimit të një bombe atomike mbi Detin e Zi.
Sipas burimeve, Putin mund të hedhë një bombë me rendiment të ulët bërthamor. Muajin e kaluar, diktatori rus tha se është gati të bëjë diçka të tillë për të mbrojtur integritetin territorial të Rusisë.
Një burim i sigurisë tha për ‘Sun’ se kërcënimi është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Ky lajm vjen në kohën kur një e treta e Ukrainës ka mbetur pa energji pas sulmeve ruse. Tre persona kanë mbetur të vrarë nga këto sulme.