Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë ditës së djeshme. Mësohet se kanë folur për raportet Shqipëri-Kosovë, zhvillimet në rajon dhe luftën në Ukrainë. Sipas mediave në Kosovë, Kurti mund ta emëroj këshilltar për politikë të jashtme dhe marrëdhënie me Shqipërinë.
Ky mund të konsiderohet takimi më i rëndësishëm i Bushatit që prej kohës së largimit nga detyra si ministër i Jashtëm në vitin 2018, ku u zëvendësua nga Gent Cakaj. Ai është propozuar nga Rama si i dërguar special i OSBE gjatë vitit 2020 kur Shqipëria kishte kryesinë e OSBE, por nuk pati rast të kryente ndonjë mision.