LSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “Ukraina e ka momentumin” në luftën kundër Rusisë, dhe se aleanca perëndimore do të jetë me Kievin sa të ketë nevojë.

“Ndonëse Rusia është duke rritur numrin e sulmeve të tmerrshme ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike, presidenti (rus, Vladimir) Putin është duke dështuar në Ukrainë”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, para nisjes së takimit në Bruksel, mes ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës.

Ai ka thënë se NATO-ja do të kryejë ushtrimet vjetore për mbrojtje bërthamore javën tjetër, dhe se është duke vëzhguar nga afër forcat bërthamore të Rusisë.