Rusia ka shtuar pronarin e Facebook-ut, në listën e saj të organizatave ekstremiste dhe terroriste.

Vendimi do të thotë se të gjitha shërbimet e ofruara nga Meta, përfshirë WhatsApp dhe Instagram, do të ndërpriten në vend dhe rusët do të humbnin aksesin në këto platforma, shkruajnë mediat e huaja.

Vesna, lëvizja ruse kundër luftës në Ukrainë, u vu gjithashtu në listën e organizatave të përfshira në terrorizëm dhe ekstremizëm të martën.