Një arbitër ka akorduar në mënyrë të pabesueshme një gol fantazmë pasi topit nuk përfundoi as në kuadrat në kategorinë e katërt argjentinase.
Victoriano Arenas ka shënuar në ndeshjen e luajtur kundër General Lamadrid përmes një rrethane shumë të çuditshme.
Numri 7 i Arenasit kaloi një kundërshtar, depërtoi në zonën e rreptësisë dhe dërgoi një gjuajtje diagonale në shtyllën e largët. Pavarësisht se topi u duk se doli jashtë, lojtari dhe shokët e tij të skuadrës nisën festën.
Gjyqtari argjentinas më pas e akordoi golin fantazmë pavarësisht protestave të lojtarëve të Lamadrid. Dhe konfuzioni rreth golit përfundoi me golashënuesin që ra në gjunjë dhe tregoi drejt qiellit.
Arenas e fitoi ndeshjen 2-1, duke siguruar tre pikë jetike me klubin që ishte në fund të fundit në Primera C. Mungesa e pamjeve nga kënde të tjera do të thotë se goli do të jetë ende për debat.
Një fans tha në Twitter: “Për mua është gol”. Disa thonë se ishte një gol dhe se rrjeta ishte e çarë. Një shikues i vëmendshëm tha: “Është një gol, rrjeta duhet të jetë e çarë sepse lëviz pasi kalon topi”.
Megjithatë, disa nuk kanë qenë dakord, me një postim në Twitter: “Jooooo nuk ishte një gol, nuk ishte një gol fare!!!”
🇦🇷A referee in Argentina went full Stuart Attwell as Victoriano Arenas were awarded an equaliser against General Lamadrid despite the ball missing the goal completely.pic.twitter.com/WmHt6aSAyd
— Sam Street (@samstreetwrites) October 8, 2022