Qeverisë së Australisë i kërkohet të miratojë taksën e fitimeve të luksit, pas përfitimeve prej 40 miliardë dollarësh të eksportuesve të gazit natyror të lëngshëm.
Instituti Australian, think tanku më influencues në Australi thotë se taksa do të ishte një mënyrë e përgjegjshme që australianët të marrin një përfitim të drejtë për shfrytëzimin e burimeve të gazit.
“Eksportuesit e gazit natyror të lëngshëm të Australisë do të kapin fitime të papritura deri në 40 miliardë dollarë vetëm këtë vit në vazhdën e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, duke i ofruar qeverisë një shans për të përfituar, duke i taksuar ata nga fitimet e tepërta të tyre”, thotë Instituti Australian.
Analiza nga thinktank-u zbuloi se çmimet vendase të gazit u dyfishuan nga 7,50 dollarë për gigaxhaul në 2020-21 në 16,20 dollarë / gigaxhaul në 2021-22. Gjatë vitit aktual, çmimet do të jenë mesatarisht 19,90 $/GJ.
“Ndërsa vëllimet ishin në thelb të qëndrueshme, duke u rritur vetëm 6% në vitin 2021-22 në 82.2 milion ton, vlera e tyre totale u rrit 130% në rreth 70.2 miliardë dollarë. Por zgjerimi kishte ardhur praktikisht pa rritje në koston e prodhimit”, thuhet në raportin e institutit, duke cituar Komisionin Australian të Konkurrencës dhe Konsumatorit.
Shumë kompani LNG paguajnë pak ose aspak taksë mbi të ardhurat dhe marrin një pjesë të madhe të gazit falas pasi nuk i nënshtrohen tarifave. Presioni nga grupet e industrisë është rritur mbi qeverinë për të bërë më shumë, për të ulur kostot e larta të energjisë, veçanërisht në shtetet lindore të Australisë.
https://www.theguardian.com/australia-news/2022/oct/19/albanese-government-urged-to-adopt-windfall-profits-tax-after-lng-exporters-40bn-bonanza