Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla mori pjesë më mbledhjen e konstituimit të Asamblesë Socialiste të bashkisë së Divjakës. Në fjalën e tij Balla krahas çështjeve organizative, foli edhe për LUFTËN dhe derivatin e saj rritjen e çmimeve kudo, duke filluar nga çmimi i energjisë, tek nafta, gazi dhe ushqimet baze. Sipas Ballës mesatarisht, në vendet e BE inflacioni është mbi 10%. Të vazhdosh të paguash të njejtin çmim për energjinë elektrike, ndonëse në bursa çmimi i importit është shumëfishuar, sipas Ballës është një arritje jo e vogel. “Në çdo vend të Europës, familjet dhe biznesi vuajnë rritjen e faturave mujore, ndërkohë që në Shqipëri paguhet sot njësoj si përpara nisjes së luftës. Kjo pasi qeveria është duke e paguar vetë diferencën e rritjes së çmimit, çka sigurisht është një barrë e madhe për buxhetin e shteti”, u shpreh Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
🌹🇦🇱
DIVJAKË➖ Krahas çështjeve organizative, nuk mund të mos flisnim sot me socialistët e Divjakës për LUFTËN dhe derivatin e saj rritjen e çmimeve kudo, duke filluar nga çmimi i energjisë, tek nafta, gazi dhe ushqimet baze. Mesatarisht, në vendet e BE inflacioni është mbi 10%. Të vazhdosh të paguash të njejtin çmim për energjinë elektrike, ndonëse në bursa çmimi i importit është shumëfishuar, është një arritje jo e vogel. Në çdo vend të Europës, familjet dhe biznesi vuajnë rritjen e faturave mujore, ndërkohë që në Shqipëri paguhet sot njësoj si përpara nisjes së luftës. Kjo pasi qeveria është duke e paguar vetë diferencën e rritjes së çmimit, çka sigurisht është një barrë e madhe për buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër, kemi marrë disa masa për të zbutur inflacionin e luftës. Masa të cilat kanë shënjestruar grupet më në nevojë, të cilat janë prekur më së shumti nga pasojat e luftës.
Pensionet janë indeksuar dy herë për të reflektuar shtrenjtimin e çmimeve, duke sjellë një rritje thuajse 10% të tyre. Është dyfishuar ndihma ekonomike për nënat kryefamiljare me dy fëmijë, ndërkohë që muaj më parë aplikuam të njëjtën skemë për nënat kryefamiljare me tre femijë. Pensionisteve mbi 65 vjeç që përfitojnë ndihme ekonomike ua kemi dyfishuar të ardhurat mujore. Ndërkohe që është rritur mbështetja edhe për personat me aftësi t kufizuar. Janë rritur pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit, ushtarakët, zjarrëfikësit dhe indeksuar për pjesën dërrmuese të administratës shtetërore.
📍TAKIM SOT NË AS🌹🇦🇱 BASHKIA DIVJAKË