Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një takim me Sekretaren Parlamentare të Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik të qeverisë së Gjermanisë, Franziska Brantner dhe përfaqësuesen e KfW, Christiane Laibach, gjatë takimit të ministrave të Energjisë për Ballkanin Perëndimor, në Berlin.

Balluku u shpreh se në takim u fol për sfidat e kapërcimit të krizës, por pa ndryshuar kursin e dekarbonizimit.

“Me Sekretaren e Shtetit Brantner dhe përfaqësuesen e KfW, Christiane Laibach, gjatë takimit të ministrave të Energjisë për Ballkanin Perëndimor, në Berlin. Folëm konkretisht për sfidat e kapërcimit të krizës, por pa ndryshuar kursin e dekarbonizimit dhe diversifikimit të burimeve gjeneruese, bazuar në axhendën e Procesit të Berlinit”, u shpreh Balluku në një postim në rrjetet sociale.