Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po qëndron në heshtje për lobimet ruse të Partisë Demokratike në vitin 2017 dhe është tërhequr nga daljet në publik.
Por pak më parë, Basha është bërë i gjallë në Facebook. Ai ka zbuluar se këtë fundjavë ka shkuar me pushime në Kosovë dhe më konkretisht në Prizren.
Por ish-kryetari i PD-së ka treguar që ky është vetëm destinacioni i parë, pasi pushimet nuk do të përfundojnë në Prizren.
Për këtë udhëtim, ai shoqërohet nga bashkëshortja, Aurela dhe dy vajzat Dafina dhe Viktoria. “Fundjavë e veçantë me Aurelën, Dafinën dhe Viktorian në Kosovë. Ndalesa e parë në Prizrenin e historisë dhe bukurive të shumta natyrore”, shkruan Basha.