Zgjedhjet vendore të 2023 duket se kanë arritur një bashkim edhe pse të pjesshëm, të PD-së për nxjerrjen e një kandidati të përbashkët. Edhe pse me një aleancë të deklaruar në daljet e tyre publike ende nuk dihet nëse aleanca e tyre do të jetë e njëjtë edhe pas një bashkimi të mundshëm mes grupit parlamentar të partisë demokratike dhe Rithemelimit, për të dalë me një kandidat të vetëm përballë mazhorancës, e cila siç theksoi dhe Taulant Balla, do të dalë e vetme. Pikërisht për këto zhvillime politike, Meta iu shmang 3 pyetjeve në të cilat pëmendeshin primaret dhe ecuria e aleancës me Berishën. Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta refuzoi të cilësohej si aleat me Berishën duke e ‘zevndësuar’ me qytetarët e Shqipërisë. Meta theksoi gkjtihashtu se ka kontribuar në bahskimin e PD-së edhe më herët, megjithatë nuk pranoi të konsiderohej palë me demokratët.
Ne do kërkojmë shqiptarëve, të ndëshkojnë kandidatët e rilindjes për këtë shpërdorim total që i kanë bërë popullit. Ndëshkimi është i rëndësishëm dhe për atë të opozitës, nëse vjedh siç vjedh Veliaj me inceneratorët, patjetër që do ndëshkohesh. Ndëshkim për të gjithë këtë katastrofë menaxhimi të pushtetit vendor. Çdo forcë politike do punojë si forcë politkike për këshillat për të tjerat mesazhi është i qartë.
Së pari aleanca e Metës është me qytetarët e Shqipërisë, sa u takon problemeve të brendshme në PD kam ndërhyrë vetë të mos bëhen… Jo vetëm kaq kam qenë unë që i kam nxjerrë nga çadra edhe kur kam qene president dhe pse ishte skenar i Bashës dhe Ramës. Nuk dua të ndërhyj, ne kemi raportin tonë me qytetarët e Shqipërisë, e kemi me demokracinë, me luftën kundër korrupsionit dhe oligarkëve.- tha Meta.
Meta u pyet edhe për emrin e një kandidati i cili po qarkullon në zërat e mundhsëëm si kandidat, ku sërish preferoi të mos komentonte zhvillimet e një partie të një lideri tjetër.
Ua thashë shumë qartë ne do ftojmë të gjithë qytetarët e ndershëm dhe socialistët e ndershëm. Ne do t’;i ftojmë të gjithë të ndëshkojmë Rilindjen, që nuk njeh ligj dhe asnjë lloj reforme që në këto kohë krize s’po bën asgjë siç po bën Rajoni. Ne kemi vetëm një luftë, me sektin e rilindjes që ka shkatërruar shtetin, që ka marrë peng drejtësinë që tallet me gjithë qytetartët dhe shoqërinë tonë.
Nuk mund t;i hyj unë në çështje emrash se nuk është përgjegjësia ime emri. Unë vlerësimet e mia mund t;i kem për cilindo por nuk hyj dhe nuk ndikoj në këto çështje kur përgjegjësinë e ka marr një lider tjetër. Kjo çështje ka përfunduar për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Objektivi ynë janë këshillat do t’i kthejmë në parlamente të Tiranës.- tha Meta.