Sali Berisha është rikthyer në politikën aktive, pas disa vitesh “në prapaskenë” e sot në takimet me qytetarët u premton se do të rrëzojë qeverinë. Mes akuzave që ka për kryeministrin Edi Rama se u ka vrarë shpresën të rinjve dhe u ka vjedhur të ardhmen, Berisha e prezanton veten e tij si një alternativë të re qeverisëse, ndonëse është “provuar” nga elektorati e më herët.
Mirëpo, “djalli fshihet në detaje” dhe përtej asaj që ish-kryeministri “shet”, duke marrë në analizë takimet e Sali Berishës që po zhvillon me qytetarë në qytete të ndryshme, është vërejtur se ajo që artikulon në publik nuk rezulton gjë tjetër përveç se një përsëritje e përsëritje të akuzave. Që nuk sjell asgjë te qytetarët, këtë e vërtetoi edhe në takimin e sotëm në Lazarat, ku iu “serviri” lazaratësve këngën “Shqipëria po ndryshon”, e që ka përdorur në 2009 gjatë fushatës elektorale.