Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ishte i ftuar Luan Rama, shkrimtar, publicist, ish-ambasador dhe një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të trupit diplomatik shqiptar në botë. Ai tregoi për herë të parë historinë e tij, si një djalosh i lindur në bulevardin “Stalin” që takoi presidentin francez François Mitterrand.

Në këtë intervistë ai flet edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe mënyrën si e shikonte Perëndimi rikthimin e tij.

“Shqipëria është një vend shumë i vështirë për t’u drejtuar. Sepse pati një precendent të rrezikshëm politik, ekonomik, social, i cili ishte Sali Berisha. Ne e filluam me Berishën, por po të ishte një politikan tjetër më i qetë, më largpamës, që mos të vinte veriun me jugun kundër njëri-tjetrit, që të mos të bëhej narcist i pushtetit dhe të mos vinte pushtetin mbi interesat nacionale, do të krijonte një lloj trashëgimie. Mirëpo guri i parë që u vendos në demokraci, u vendos keq.

Në Francë as që mendohet rikthimi i Berishës. Është një personazh i mbaruar. Perëndimi do një Shqipëri europiane, që të krijojë një kulturë tjetër në fushën ekonomike dhe sociale. Shpresoj që gjërat do të vijnë gradualisht.”, u shpreh ai në Dritare TV.