Ish Kryeministri, Sali Berisha, Anetaret e Kryesise se PD, Edi Paloka, Tritan Shehu duke hyre ne Kuvendin Kombetar te Partise Demokratike, ku delegatet zgjodhen mes 600 propozimeve, 300 me te votuarit qe do perbejne anetaret e Keshillit te ri Kombetar nderkohe qe de u votuan ndryshimet ne statutin e partise, qe parashikojne zgjerimin e Kryesise, Sekretariatit dhe shtimit te struktures se perhershme te Keshillit Koordinues te Qarkut. /r/n/r/nFormer Prime Minister, Sali Berisha, Members of the DP Steering Committee, Edi Paloka, Tritan Shehu entering the National Assembly of the Democratic Party, where the delegates, among 600 proposals, will elect 300 members of new National Council, meanwhile.

Nga Ilir Metaj*

“Të rrijë në zyrë si burrë si ndejti Sali Berisha në 21 janar.”

Kështu thotë Edi Paloka për protestën që kanë lajmëruar në 12 nëntor. Dhe e ka fjalën për Kryeministrin Rama.

Gjithmonë e kam pyetur veten përse ju desh 21 Janari, Saliut. Se në asnjë përllogaritje, sado diabolike, nuk më rezultonte e nevojshme tragjedia që ndodhi.

Mesa duket paska qenë kjo. Paska dashur të testojë burrërinë.

Në mish të gjallë. Katër herë rresht brenda pak minutash.

Diten për diell,në sheh të hapur, madje në sheshin me të hapur në Shqipëri, në Bulevard.

Pra ata të katërt i nisën buzëplasur në botën e përtejme që Saliu të merrte kënaqësinë e të ndjerit burrë.

Saliu pra qenka burrë.

Ka (të paktën) 4 arkivolë dëshmitarë.

Zhgënjehu zoti Paloka.

Edi Rama nuk është “burrë” si Saliu.

Është “frikacak” si gjithë kryeministrat e tjerë europianë.

*Deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës