Arkivit të dokumenteve të Kadastrës së Lushnjes i është vënë kyçi pasi tani më të gjitha dokumentet janë të digjitalizuara e mund të merren me vetëm një klikim nga portali online e-Albania. Drejtori i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se digjitalizimi në Lushnje ka përfunduar totalisht. Duke u ndalur të Tirana e Durrësi, 2 bashkitë më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe Krujën e Kavajën, Lame njoftoi se janë skanuar deri më tani 5.5 mln dokumente, ose gjysma e arkivit.
Nisur nga problemet e mëdha që qytetarët kanë hasur me pronat, Lame theksoi se ky hap ëhstë shumë i rëndësishëm pasi çdo ndryshim më i vogël lë gjurmë në sistem.
Nuk ndryshon asgjë pa lënë gjurmë, nuk do kenë më përballë, as për aktivin e dokumentacionit të pronës së tyre, e tërheqin në rrugë elektronike. po punohet me Tiranën përfshinë Krujës dhe Durrësin përfshirë dhe Kavajën. Në Tiranë e Durrës janë skanuar 5.5 mln dokumente, gjysma e arkivit të atjeshëm, dhe aktualisht kadastra digjitale, përpunon 4 mijë kartela çdo ditë dhe skanohen 54 mijë kartela në ditë”, tha Lame.
Ky proces do të vijojë me Tropojën, tha Lame, për shkak të fluksit të madh të kërkesave për agroturizëm.
“Mbyllëm Lushnjen, është faza e parë e këtij procesi, po punojmë me Tropojën, është një bashki e vogël, po bumi i kërkesave ekonomike për argotizëm është i jashtëzakonshëm, prandaj nisëm me këtë Bashki, me shpresën që brenda fundit të vitit, jemi për të mbyllur procesin e digjitalizimit”, u shpreh Drejtori i Kadastrës.