Hektor Psatha është 44-vjeçari nga lagjja nr.13 e Durrësit që humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aksidenti ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, pasi makina që viktima po drejtonte doli nga rruga. Mësohet se Psatha ishte portier tek ekipet e minifutbollit të Teutës, ndërsa vite më parë i riu ka qenë me precedentë penalë për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.