Një transformim rrënjësor ka pasur në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Lajmin e ka bërë të ditur mes fotove, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook. Rama shkruan se në rezidencat e reja studentore do të akomodohen 2 mijë e 200 studentë. ‘Rezidencat e reja studentore të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku do të akomodohen 2 mijë e 200 studentë’- shkruan Rama.