Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shënuar 22 raste të reja, ndërsa 37 qytetarë janë shëruar. 413 testime janë kryer brenda 24 orëshit të fundit.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 413 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:
12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kamëz, nga 1 qytetarë në Fier, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Gramsh. Janë 467 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,083 që nga fillimi i epidemisë.