Një koment i gazetarit Adriatik Doçi, me disa të vërteta të njohura brenda që po hetohen nga SPAK, ka nervozuar dhëndrin e Sali Berishës, Abi Malltezin, i cili duket se ka alergji nga mendimet ndryshe nga linja e Familjes së shpallur non grata nga SHBA. Abi Malltezi, i njohur si ‘mjedisori’ me 19 kulla në Tiranë, dhe gazetari Doçi u përplasën dje virtualisht për gjelbërimin në Tiranë.
Fillimisht, Malltezi publikoi një foto të Tiranës me pallate (jo të vetat, por të tjerëve), ku qahej për pemët që mungojnë. Në profilin e tij ka komentuar gazetari Adriatik Doçi, i cili në mënyrë i ronike i ka thënë: “Mos e ke fjalën për Veliajn që të dha leje ty për dy kullat e fundit apo për Bashën që të dha leje për 17 kullat e para?!”, duke iu referuar 19 kullave tek ish Klubi Partizani në Tiranë, kur Abi është pronar me 35-50 %.
Pas komentit ka ardhur edhe reagimi i dhëndrit të Berishës, i cili në mungesë të një përgjigje mbi faktin që se si një pronar i 19 kullave në Tiranë qan për pemët në rrjete sociale dhe studio televizive, ka kaluar në sulme personale dhe familjare, një strategji kjo e aplikuar nga vjehrri i tij prej 3 dekadash.
Ndërkaq, gazetari Doçi i ka kujtuar edhe njëherë se kishte marrë leje për 19 kulla në Tiranë si dhe falsitetin e kartës anti-komuniste, pasi vjehrri i tij Sali Berisha ka qenë një nga njerëzit e besuar të familjes së diktatorit Enver Hoxha, siç edhe e dëshmojnë fotot pranë oxhakut të Nexhmies dhe në varkë me familjen e diktatorit.
Kaq ka mjaftuar që dhëndri i Berishës të fshijë komentin, tregues ky i mentalitetit komunist të vjehrrit. Nga njëra anë dhëndri i Berishës flet për demokraci që në thelb ka pluralizimin e mendimit dhe opinionit ndryshe, ndërsa nga ana tjetët refuzon çdo fakt që nuk është në linjën e Familjes.