Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga taksa e jashtëzakonshme për kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike, duke thënë se kanë marrë fitime marramendëse. Teksa e quajti “taksa e fatit”, kreu i qeverisë tha se prodhuesit e energjisë do marrin pjesën e fitimit, të ardhurat e tjera i kalojën shtetit. Ndërsa hodhi akuza ndaj Berishës, duke thënë se “ai non grata i ka falur hidrocentrale për një copë bukë, prodhuesve të mëdhenj, jo një por 4, merri”.
Edi Rama: “Ka marrë fitime marramendëse, jo se kanë bërë investim plus, por u erdhi nga fati. Fatkeqësia e të tjerëve, fati i tyre. Energjia në stratosferë, ata e shesin shumëfish. Do i vendosim taksën e fatit, merr fitim pjesën tjetër do na e japësh neve. Ne jemi në dialog me kompanitë, ua kemi bërë të qartë se kështu nuk vazhdohet. Flasin këta, por ai non grata i ka falur hidrocentrale për një copë bukë, prodhuesve të mëdhenj. Jo një por 4, merri. Na diskutojnë ul e ngri inceneratorët. pse do e linim Elbasanin ashtu siç ishte, kush ka bërë dëm të shkojë në punë të vet, Sot është pronë e bashkisë së Elbasanit.
Jemi këtu për të thënë që e dimë shumë mirë se sa shumë nevojë ka sot të jemi bashkë, realisht, Ne do bëjmë pjesën tonë deri në fund. Siç bëmë kur nuk vendosëm fashën, sepse pamë një mundësi, Pati reshje, jo aq sa duhet, njerëzit kursejnë energji, Tani po shohim çdo ditë të dy komponentët, sa ujë kemi sa kursim ka. Duhet kursyer që ta kemi. Është fakt. Që të kemi çdo mundësi sa do të vogël që menjëherë ta kalojmë tek njerëzit, nuk më zë gjumi për ata që janë në vështirësi. Bëjmë çmos që çdo ditë si ta lehtësojmë këtë situatë, që është e përgjithshme, botërore.”