Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh pas takimeve dy ditore në Dibër.
Ai falenderon qytetarët që e pritën dhe për bisedimet e bëra gjatë këtyre dy ditëve, teksa ka sulmuar e opozitën duke shkruar “kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e djathta e rublave”.
“Mirëmëngjes dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur ” shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”.