Edvin Kondilli do të jetë kandidati i dytë i cili do të jetë përballë Adnan Xholit për të drejtues SPAK për 3 vitet e ardhshme. Report Tv mëson se ditën e sotme edhe prokurori Edvin Kondili depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Tre ditë më parë ishte Adnan Xholi i cili ‘theu akullin’ dhe zyrtarizoi kandidaturën. Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori.
Afati maksimal për dorëzimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022 ora 00.00 Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.