Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Pas disa muajsh nga shkarkimi nga detyra e Ervin Bushatit, vjen emërimi i ri. Demiri prej gati 5 vitesh ka drejtuar Degen Rajonale te Elbasanit.
Me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të Zyrës së Punës Elbasan, në vitet 2013 – 2017, më pas postin e prefektit të Qarkut Elbasan. Ai ka patur një karrierë të gjatë si pjesë e forumeve të larta drejtuese në PS e Elbasanit.