Gjatë takimit të zhvilluar sot në Bulqizë, Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur dhe për vendimin e publikuar sot nga Enti Rregullator i Energjisë, ku u vendos që në muajin Nëntor dhe Dhjetor do të aplikohet çmimi i ri i energjisë për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh.
Kryeministri Rama tha se ERE ka marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, 44 lekë për kWh nga 42 lekë që ishte parashikuar për fashën 800 kWh.
Edi Rama: Domosdoshmëria për të mbrojtur të gjithë familjet nga goditja e çmimit të energjisë elektrike. Ju e dini shumë mirë se nëse ju vjen një faturë energjie elektrike më e lartë se kjo që keni sot, jeta bëhet realisht shumë e vështirë dhe nëse vjen një faturë energjitike sa kushton realisht sot, bëhet e pamundur. Nëse sot, 1 kWh paguhet 9,5 lekë, imagjinoni 44 lekë, është e pamundur. Për këtë arsye, ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti dhe çmimi rritet nuk ulet.
Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 lekë nga 42. Pra, prapë është rritur, i miksuar. Megjithatë ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë të bindur se kjo është e duhura, qoftë për familjarët, qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu ne bëjmë edhe tjetër: Mbajmë inflacionin më ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur dhe këtë nuk e ndalojmë dot.