Opozita në Kosovë reagoi ashpër kundër heshtjes së Kryeministrit Kurti, presidentes Osmani dhe kreut të Kuvendit ndaj fjalimit që mbajti Kryeministri Rama në mbrojtje të Kosovës dhe UCK-së në Asamblenë Parlamentare të KiE-s.

Për nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku mungesa e reagime nga liderët institucional në Kosovë vogëlsi dhe mjerim politik.
Vlora Citaku: “Kjo flet më shumë për udhëheqësit e institucioneve sesa për përmbajtjen e fjalimit. Kjo është për keqardhje, shpreh vogëlsi dhe mjerimin politik që ka kapluar institucionet e Kosovës. Është e paimagjinueshme se si urrejtja ndaj një njeriu të jetë më e madhe se dashuria për Kosovën”.

Për fjalimin e Kryeministrit Rama ajo thotë se ishte i duhur dhe i nevojshëm. Citaku: “Unë mbaj mend ndonjë fjalim më të rëndësishëm për Kosovën në dekadën e fundit. E vërtetat për Kosovën do të shpaloset dhe Kryeministri Rama me një guxim me një elokuencë të pashoqe dhe me argumente dekonstruktoi raportin famëkeq të senatorit Dick Marty”.

Ndërsa për analistët e gazetarët në Kosovë është shumë i rëndësishëm fakti që kryeministri Rama e ka ngritur çështjen e raportit të Dick Marty në bazë të së cilit është themeluar Gjykata Speciale.

Për Adriatik Kelmendin mungesa e këtyre reagimeve nuk e zbeh peshën fjalimit. Fjalimi i Ramës është cilësuar me përmasa historike nga Kelmendi. Kelmendi: “Reagimet mund të kenë qenë të vaktë ndoshta edhe qëndrojnë se nuk është përcjellur në mënyrën e duhur nga krerët institucionale të Kosovës fjalimi i KM Rama në KE por kjo nuk e zbeh peshën e atij fjalimi. Uroj që ai fjalim të ketë hasur në veshët e vendimmarrësve”.

Ndërsa analisti Dardan Gashi kritikon mos reagimin e mbajtur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbi fjalimin e mbajtur në mbrojtje të kauzës së Kosovës dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gashi: “Mosreagimi është një pjesë e dy individëve kyç të këtij vendi që është Kryeministri dhe presidentja që janë individë inatcor dhe prej fillimit kanë pasur tendencë kundër Kryeministrit Rama. As ata nuk po bëjnë ndonjë punë të madhe në përfaqësimin e Kosovës”.

Gashi thekson se për shkak të përplasjeve dhe problemeve me korrupsionin qeveria Kurti ka lënë jashtë vëmendjes çështjen e gjyqit të ushtarëve të UÇK-së. Kurti: “Nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj, kam qenë në Pejë dhe me takime të shumta”. Por Prishtina zyrtare ka heshtur edhe sot teksa mbrojta që ju bë vendit në një fjalimeve më të rëndësishme për të në Asamblenë Parlamentare të KE-së vijon të bëjë jehonë në mediat e Kosovës së bashku me kritikat për udhëheqje politke.

Isa Mustafa vlerësoi fjalimin e Ramës dhe tha se udhëheqësit e Kosovës po mbrojnë kulluqet e tyre. Vlerësim erdhën edhe nga ish presidenti Pacolli dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut.