Luani

Nëntori është muaji kur Luanët do të bëjnë përparim maksimal në fushën e karrierës. Aftësia dhe produktiviteti i tyre do të jenë çelësi i arritjes së suksesit. Përpjekjet afatgjata më në fund do të vihen re dhe eprorët do t’ju shpërblejnë me një pozicion më të lartë, si dhe rritja e pagave është e mundur.

Megjithatë, përpiquni të mos tërhiqeni shumë prej tij, por fokusohuni në sukseset e reja të biznesit dhe përparimin e mëtejshëm.

Virgjëresha
Virgjëresha romantike, kjo është një periudhë në të cilën do të shijoni të gjitha shqisat tuaja. Nëntori është një kohë ideale për të forcuar marrëdhëniet me partnerin. Mirëpo, mos i neglizhoni as obligimet e biznesit, sepse kjo është periudha kur do të mund të përparoni edhe në atë fushë.

Planifikoni pushimet së bashku me partnerin, sepse mund të jetë një pikë kthese, e ndoshta edhe koha kur do të ndodhë martesa.

Shigjetari

Shigjetari këmbëngulës duhet ta shfrytëzojë këtë nëntor për të marrë më në fund atë që meriton. Përqendrohuni në forcimin e pozitave profesionale. Do të jeni në gjendje të tregoni pikat e forta dhe aftësitë tuaja dhe të bëni përparim në karrierën tuaj. Jini të sigurt, mos lejoni askënd t’ju manipulojë.

Edhe pse do ju duket e vështirë, jeni vetëm një hap larg suksesit të madh në biznes dhe pozicionit që keni ëndërruar prej vitesh. Përveç kësaj, ka potencial për fluks më të madh të parave, ju vetëm duhet të luftoni për vendin tuaj nën yje.