Lulzim Basha ka nisur sot një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përgënjeshtruar për pak orë Sali Berishën, i cili në emisionin e Blendi Fevziut tha se Basha nuk e kalon dot oqeanin.
Por duket, se këtë monopol do ta mbajë në Partinë Demokratike Sali Berisha, i cili, ndërkaq është shpallur Non Grata edhe nga Britania e Madhe.
Basha ndodhet në SHBAnë Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në Uashington DC.
Kjo është vizita e parë e Bashës në USA, pas një kohe të gjatë. Pak muaj më parë kur ishte ende në drejtimin e PD, Basha mori një ftesë publike nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, për të udhëtuar në SHBA.
Muajt e fundit, Basha ka qenë nën akuzë nga kundërshtarët e tij brenda Partisë Demokratike se për shkak të një çështjeje të hapur në SHBA, në lidhje me financimet ruse, ish-kreu i PD nuk mund të hynte dot në SHBA.