Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Pragë ka marrë vemendjen e mediave ndërkombëtare, por bashkë me të ka marrë fokus të veçante shenja që Emanuel Macron i ben kryeministrit Rama. Shenja është një “OK”, pra një konfirmim. Arsyeja se për çfarë nuk dihet. Kujtojmë qe Rama eshte nder liderët që mbeshtesin idene e Macron për një Komunitet të ri, por dhe mik i Macron.
Ndërkohë, Prestigjozja Associated Press ka publikuar këtë foto kryesore për të treguar gjithë eventin e Pragës. “Presidenti i Francës Emmanuel Macron, në qendër, i bën shenjë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i dyti djathtas, në një foto grupi gjatë EPC në Kështjellën e Pragës në Pragë, Republika Çeke, të enjten, 6 tetor 2022.