Kryeministri Edi Rama i ka hedhur fajin drejtësisë për mijëra metra katrorë të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës, duke thënë se të korruptuarit e këtij sistemi janë shndërruar në mburojë për pronarët e pallateve. Ndalur në rastin konkret, pallatin ‘Syri i Tiranës’, Rama ka publikuar dokumentin që tregon se IKMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti, por drejtësia nuk ka lëvizur për sekuestrimin e tyre.
“Ndërtimi pa leje, nuk janë aty si një zbulim i këtij momenti dhe është e pavërtetë që aty nuk ka pasur asnjë sy e vesh më parë. Tani po ju jap një dokument tjetër që është dënimi me gjobë i kësaj kompanie për ato 4646 metra2. Është një dënim me gjobë, sipas ligjit, shuma 160 e kusur milionë të reja. 1.3 milionë dollarë, kjo gjobë ëhstë vendosur në fillim të muajit qershor.
E çojmë në gjykatë gjobën dhe ky shemb shtetin, ky gjykatësi i verbuar. S’jam nga ata që ngre akuza pa prova, i tha shtetit jo. Meqë po thonë që ky i gjati etj etj, inspektoriati komëbtar ka sulmuar 40 objekte nga të cilët jo vetëm kryetarë bashkish jo vetëm të palës tjetër.
Pyetja është sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë. Këto dosje i ka zënë myku nëpër prokuroria. Edhe unë këtë pyetje bëj dhe pikërisht se jam 100% dakord me ty kam marrë përsipër bashkë me ty dhe do e bëjmë me gjithë qeverinë. Është një pallat i tërë pa leje në një zonë turistike ka mbi një vit që jemi bam e bum dhe s’po arrijmë dot të ekzekutojmë vendimin. Tani ka ardhur momenti që t’i japim një mesazh këtyre parallinjve që çdo metër katror pa leje do ju kushtoj aq shumë sa s’do keni më shans që të bëni sërish.
Penalisht nuk i ndjek qeveria njerëzit e tij, i ndjek drejtësia. Dhe lufta jonë me drejtësinë është një luftë titanike, për ta pastruar këtë llum. Unë luftoj për të njëjtën gjë dhe kemi arritur të vendosim bazat me insititucionet e drejtësisë për zyrtarët e lartë, po kush lufton me parellinjtë? Po s’janë vetëm këto, janë dhe rastet madhështorë të evazionit fiskal, miliona e miliona evazion dhe dosja fle në prokurori. Dhe burri huaj të bën kryesor nëpër media e portale. Mund ta bëjëm këtë sot se e kemi sjellë situatën në progres, se nuk ka pasur në Tiranë se nuk kishin një hipotekë. Kishin metra katrorë shtesë dhe sot nuk ka më të tilla masivisht, janë thjesht një dyzinë. 10-12 raste deri tani, këto janë tmerr por s’janë asgjë.’ – u shpreh Rama
Pas sekuestrimit nga qeveria, kompania “Ideal Cosntruction shpk” vendosi t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe tre pallate të tjera. Ditën e sotme u sekuestrua pallati në rrugën ‘Myslym Shyri’ në Tiranë, pasi kishte ndërtuar 2700 metra katrorë shtesë pa leje, nga firma ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit.
Nga ana tjetër është sekuestruar edhe ndërtesa 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina e ndërtuar pa leje. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 metër katror. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.