Teksa prej ditës së djeshme ndodhet në Berlin, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë në llogarinë e tij të ‘TikTok’ pamjet nga salla teksa në skenë interpretohet kënga
e famshme Bella Ciao në përkujtim të aktivistes Mahsa Amini e cila u ekzekutua nga kasta e regjimit Iranian për mosmbajtjen e shamisë në mënyrën e duhur.
Mahsha Amini është kthyer në një simbol rebelimi për gratë në Iran, të cilat vazhdojnë të protestojnë pavarësisht represionit brutal me të cilin përballen.
Njëkohësisht, ankesa të reja për rrethanat e vdekjes së 22-vjeçares janë bërë nga kushëriri i saj, duke folur për Sky News.