Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj mori pjesë në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë. Ministrja u ndal në rritjen e inflacionit, e cila tha se mbetet sfida kryesore e ekonomisë së vendit. Pavarësisht inflacionit në nivele rekorde, ministrja tha se politikat e marra nga qeveria kanë dhënë efekte pozitive. Në 6 mujorin e parë të vitit 2022, Ibrahimaj tha se ekonomia është rritur me 4.2%.
“Ne në fakt gjatë tre viteve kemi pësuar goditje për ekonominë, nga 2019 me tërmetin që shkundi financat publike të ekonomisë, Shqipëria vinte nga një periudhë stabiliteti, ku të gjithë parametrat makro ekonomikë ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e rritura, borxh më të madh. Por fill menjëherë pas tërmetit u përballëm me një goditje, pandeminë që preku të gjithë ekonominë botërore. Mes dy goditjeve të para dhe të tretës, stabilitetit makro ekonomi i vendit është ruajtur mjaft mirë. Me ngadalësim rezultoi 3.5% që ishte ndejshëm më pak se parashikimet fillestare të ministrisë, Bankës së Shqipërisë dhe që priste me 5.8%. rimëkëmbja ishte dukshëm më e fortë, FMN parashikonte në 2021 , për rritje 5.7% ndërkohë që u materializua me 8.5%. Situata e financave ka filluar të përmirësohet që prej viti 2021.
Në total borxhi të ishte 85% për 2020 dhe parashikimet ishin të ishte e tillë edhe për 2021, ndërkohë që viri 2021 u mbyll me një rezultat 73.2% për GDP dhe borxhin, por edhe të tjerë tregues si defiçiti, ne në fakt duhet të pranojmë që në parashikime kemi devijuar. Në 2021 ekonomia filloi të rikuperohej, filloi një krizë, krizë energjetike dhe rritja e përshpejtuar e çmimeve të krizës. Në fillim të 2022 kriza energjetike u përshpejtua por pati edhe një tjetër element, agresion rus që pati ndikim në nivelin e çmimeve të të gjithë vendit. Inflacioni që po përjetojmë ka që në 1998 që nuk është kaq i lartë. Normat e interesit janë të larta, pasiguria e lartë, kemi hyrë në zonë rreziku të re, ku vendet po përjetojnë kriza. Pasi kaluam me sukses dy kriza që nga 2019, përballemi me të tjera sfida, që mbase janë më të forta. Deri më tani ekonomia shqiptare gjatë 202 e ka përballuar më së miri këtë goditje. Ekonomia gjatë 6 mujorit të parë u rrit me 4.2%. Edhe në 6 mujorin e parë ndonëse çmimet u rritën në mënyrë të përshpejtuar ne ndërmorëm politika që nuk dhanë goditje të menjëhershme në ecurinë ekonomisë. Inflacioni dhe rritja e çmimeve, mbetet sfida jonë më e madhe”, tha Ibrahimaj.