Instituti i Statistikave dhe Universiteti i Tiranës kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me bashkëpunimin mes dy institucioneve në lidhje me procesin e prodhimit statistikor, lehtësimin në kuptueshmëri të statistikave si edhe lehtësimin e proceseve kërkimore shkencore.

Lajmin e bën me dije vetë Institucioni i Statistikave, drejtuar nga znj. Elsa Dhuli, teksa sqaron se: “INSTAT, përfaqësuar nga Znj. Elsa Dhuli, Drejtor i Përgjithshëm i INSTAT, dhe Universiteti i Tiranës përfaqësuar nga Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i këtij institucioni, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit me qëllim përfshirjen e botës akademike në proceset e prodhimit të statistikave zyrtare dhe statisticienëve në pasurimin e kurrikulave mësimore.”

Në njoftimin e INSTAT gjithashtu bëhet e ditur se: “Marrëveshja, gjithashtu, synon të sigurojë bashkëpunimin mes dy institucioneve në lidhje me procesin e prodhimit statistikor, lehtësimin në kuptueshmëri të statistikave si edhe lehtësimin e proceseve kërkimore shkencore.

Në bazë të kësaj marrëveshje, palët nënshkruese marrin përsipër të vendosin në dispozicion të njëra-tjetrës të gjitha burimet njerëzore e materiale për arritjen e qëllimit që kjo marrëveshje parashikon.”