Mario Draghi mirëpriti Giorgia Meloni, kryeministren e re dhe i dorëzoi asaj pushtetin me simbolikën e kalimit të ziles. Ky ishte edhe momenti që liderja e Fratelli D’Italia mori zyrtarisht detyrën në Palazzo Chigi.
Të gjej shumë mirë, i tha ajo Mario Draghit, kryeministri i cili pas një ore takim u largua me duartrokitjeve të shumta të atyre me të cilët kishte ndarë zyrat e punës deri më sot.
Giorgia Meloni dhe ministrat e qeverisë së re u betuan në Quirinale përpara kreut të shtetit, Sergio Mattarella mbrëmjen e djeshme duke nisur kështu punën si ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua.
Këtu është ekipi qeveritar që me krenari dhe ndjenjë përgjegjësie do t’i shërbejë Italisë. Tani menjëherë në punë, shkroi pak çaste më vonë kryeministrja në Twitter.
Janë gjithsej 24 ministra, vetëm gjashtë gra, shtatë me kryeministren dhe është përqindja më e ulët e përfaqësimit të femrave në tri qeveritë e fundit.