Iker Casillas i ka befasuar të gjithë me një postim në rrjetet sociale. Ish-gardani i Real Madrid, Portos dhe Spanjës është shpreshur se është homo-seksual dhe se kërkon respektin e ndjekësve. “Shpresoj që të më respektoni, jam homoseksual. Gëzuar të dielën”, ka shkruar 41 vjeçari në kanalet e komunikimit.

Kujtojmë se për vite me radhë Casillas ka qenë i martuar me yllin e televizionit, Sara Carbonero dhe së bashku kanë dy djem.

Vitin e shkuar çifti u divorcua pas vitesh martesë, me Casillas që asnjëherë nuk tregoi arsyen e ndarjes. Reagimi i fundit i Casillas nuk është pritur mirë nga tifozët, teksa në rrjetet sociale janë shprehur se profili i tij mund të jetë hackuar.