“Jam shumë e dashuruar”, thotë Luana Vjjollca kur e pyesin lidhur me këtë.

Megjithatë, nëse prisni të pranojë se ka dikë në krah, e keni gabim. Luana thotë se është e dashuruar me punën.

Këtë deklaratë e bëri në kuadër të pyetjeve që ka marrë nga ndjekësit e saj lidhur me emisionin e ri që nis në Klan TV.

“Jam shumë shumë domethënë, e rikuptova në këtë sezon që jam shumë e dashuruar, me punën.”, u shpreh Luana.

Kujtojmë që moderatorja është komentuar shumë për romancën me Krenar Çoçaj. Ndonëse thuhet se janë prej shumë vitesh bashkë, ata nuk kanë pranuar kurrë asgjë publikisht.