Kontinentit Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në Juglindje të kontinentit. Ndërsa gadishulli Skandinav dhe ishujt Britanik do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut.

Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore të Kosovës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të ketë shpeshtim të përkohëshëm të vranësirave por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV prej disa ditësh vijonë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndreushme atmosferike, të cilat do të sjellin në vend gjatë paradites dominim të kthjellimeve. Ndërsa pasditja pritet të sjelli kalime të pakta në të gjithë territorin e MV.

Shqipëria
Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin Shqiptar, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.