Deri pak javësh po kalonte një moment jo të mirë, por tani Lautaro Martinez është kthyer një njeriun vendimtar te Interi. Ndeshja madhështore me Barcelonën ku arriti edhe të realizonte, por edhe rrjeta kundër Salernitanës janë bërë arsye për argjentinasin të rrëfehet për disa çështje në ‘Tyc Sports’. “Do doja shumë që Botërori të fillonte tani, por duhet të vazhdojmë punën dita-ditës pa menduar të tërheqim këmbën se mund të lëndohemi, pasi nëse është kështu atëherë ajo që kemi në kokë mund të realizohet,”-deklaroi fillimisht ‘El Toro’. Më pas argjentinasi i Interit u ndal te shokët e kombëtares Di Maria dhe Paolo Dybala të cilët janë të dëmtuar. “I dërgova një mesazh Di Marias për dëmtimin dhe pashë që ishte i qetë. Më tha se do shërohet shpejt dhe mendoj se për 20 ditë do jetë gati. Shpresoj që ai dhe Dybala të shërohen, pasi janë shumë të rëndësishëm për ne.” Më tej 25-vjeçari refuzoi të quante Argjentinën si një nga favoritet e mëdha për të fituar Botërorin, duke mbajtur një profil të ulët. “Ne do jemi konkurues sepse i kemi treguar cilësitë tona edhe ndaj ekipeve europiane. Franca është një ekip shumë i fortë, ndërsa në duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.” Sakaq pyetjes nëse e konsideron veten një nga futbollistët më të fortë në botë Lautaro iu përgjigj: “Nuk e di nëse jam nga më të fortët në botë, por këtë nuk jam unë ai që duhet ta them. Ndihem shumë mirë tani pasi po kaloi një formë të shkëlqyer.”