Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar në Gjirokastër u shpreh se për pensionistët ende nuk është bërë maksimalja, duke shtuar se gjithashtu për përgatitet bonusi i fundvitit.
“Më mirë të qep gojën se të flas për pensionistët, sepse nuk kemi bërë akoma atë gjë që jo vetëm meritojnë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Por ama në këto kushte dy herë kemi bërë indeksime. Nuk kemi bërë herën e dytë paktë rritje të përkohshme,. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Bonusin e fundvitit pensionistët do ta marrin një më një pa luftë apo me luftë.”, deklaroi Rama.