Avokati Idajet Beqiri ka thënë se zgjedhjet e 14 majit 2023, do të jenë një “shuplakë” për koalicionin Meta-Berisha. Beqiri tha se kjo do jetë një mesazh për dyshen që sipas tij po punojnë vetëm për të ruajtur “kokën” e tyre.

“Do jetë humbja katastrofale, Berisha Meta do jetë goditja që do i jepet përfundimisht, për t’i thënë që ndjenjët dhunshëm, vetë për të ruajtur kokën tuaj nga ndërkombëtarët e nga populli, tani ikni”, tha Beqiri.

Këtë koalicion, ai e ka cilësuar i marrëveshje prej halli përballë një “qeverisje prej qejfi”, duke theksuar se ka lënduar më së shumti demokratët.

“Marrëveshja e hallit të madh. Krahu tjetër në qeverisja do e konsideroja si një grupim që është i qejfit të madh.

Ata po bëjnë qejf, se nuk ka opozitë vendi dhe duket pasur një opozitë të hallit të madh, që i ndërton marrëveshjet, si të shpëtojnë kokat e veta, lëndohen demokratët me këtë marrëveshje se kur kanë dëgjuar atë fjalor që ka qenë i tmerrshëm “Ilir Flori” e me radhë, dhe fyerje dhe pastaj vjen një ditë që për të ruajtur kokën tënde t’i bashkohesh me të, demokratët janë të lënduar. Koalicion i dështuar, nuk i shërben vendit, duhet një klasë e re politike”, shtoi Beqiri.

Ai ka vijuar edhe më tej duke thënë se kur kjo dyshe të largohet nga politika e pjesë e saj të jenë emra të rinj, atëherë do të frenohet largimi i shqiptarëve nga vendi.

“Kur të preken këto 2 koka, atëherë shqiptarët nuk do ikin më”, shtoi avokati në Report Tv.