Kreu i Prokurorisë së posaçme, Arben Kraja ka kërkuar më shumë mbështetje Financiare. Në prezantimin e projektbuxhetit të SPAK për vitin 2023, Kraja tha në Komisionin e Ligjeve që duan më shumë punonjës, pasi për vitin 2022 e kanë bërë kërkesën, por janë miratuar 15 punonjës me pak nga se i duhet kësaj strukture. Kraja tha se i duhen punonjës edhe për të ngritur një strukturë të re që të përdoret për raportim me Bashkimin Europian.
“Kemi plotësuar dhe Byronë Kombëtare, nga pikëpamja e realizimit kemi disa mungesa në realizimin e objektivave, s’ka punonjës. Në 2023 futemi me kapacitet të plotë. Ministria e Financave është përgjigjur korrekt. Kemi kërkuar personel shtesë dhe nevojën në investime që kanë lindur gjatë rrugës.
Të forcohet hetimi financiar, ekspertiza, të forcohet pjesa e raportimit me BE, kemi kërkuar numër shtesë punonjës për të krijuar sektorë të rinj dhe konsoliduar sektorët të vjetrit, na është dhënë më pak se sa kemi kërkuar, bashkë me BHK. Kërkuam 273, morëm 256, diferencë 15 punonjës. Duhet ti kemi. Një sektor të ri kemi dashur për raportimet me BE, 1 për gjithë strukturën, SPAK, BKH. Për të forcuar sektorin e Hetimi financiar, kemi 8 hetues, janë në process vettingut. Kemi kërkuar edhe 7 të tjerë. Kemi pa asnjë praktikë pune që për nevojat e punës, kemi marrë punëtorë me kontratë të pjesshme. Të shtohen disa sektorë në byro”, tha Kraja.
Kraja solli në vëmendje një rast kur kanë kërkluar një fond shtesë prej 6 milionë euro, por nuk është aprovuar. Me modesti, Kraja tha se vetëm me 2 operacione, përmes të cilave SPAK ka sekuestruar 20 milionë euro kanë mbuluar buxhetin e institucionit të tyre për 4 vite.
“Nga pikëpamja e investimeve kemi kërkuar fond shtesë për shpenzime procedurale. Kemi kërkuar fond 6 milionë euro. Më 2 procese ne kemi nxjerrë buxhetin për 4 vite, me 20 mln euro të sekuestruara në bankë, në bankë. Kështu që mendoj kemi qenë efektiv në këtë pjesë, jemi modest, kur kemi marrë buxhete kemi rritur kapacitetet, laborator etj”, tha Kraja.
Ndërkohë, Kraja kërkoi edhe mbështetje për zyrat e reja, ndërsa theksoi se duhet të zgjidhet ‘ngërçi’ që ka mbetur në Ministrinë e drejtësisë, për një godinë që bashkia ia ka kaluar SPAK, por ka mbetur peng procedura në ministri.
Objekt i ri për SPAK me zyra, është bllokuar procesi në Ministrinë e Drejtësisë, objekti është i ish-ujësjellësit bashkia ka dhënë ok, ka mbetur procedura në ministri të drejtësisë. Është një objekt fantastik, ngjitur. Një vendim që ti kalojë në administrim ministrisë së drejtësisë që t’na e vë në dispozicion SPAK. Duhet të ketë edhe garancinë e sistemeve godina që mund të vlerësohen hap pas hapi se është nisur për tu bërë ujësjellës.