Ende nuk ka një vendim nëse duke filluar nga data 1 nëntor do të hyjë në fuqi apo jo fasha 800 kWh për çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë. Edhe pse ERE njoftoi sot se rikonfirmoi çmimet për fashën nën dhe mbi 800 kWH, Qeveria bëri me dije se aplikimi i këtyre çmimeve do të varet nga shifrat e javës së parë të nëntorit. Ende nuk ka një vendim nëse duke filluar nga data 1 nëntor do të hyjë në fuqi apo jo fasha 800 kËH për ccmimin e energjisë për konsumatorët familjarë. Edhe pse ERE njoftoi sot se rikonfirmoi çmimet për fashën nën dhe mbi 800 kWH, Qeveria bëri me dije se aplikimi i këtyre çmimeve do të varet nga shifrat e javës së parë të nëntorit.
Në mëngjes ERE njoftoi se ka pranuar kërkuar se Shërbimit Universal FSHU, që furnizon konsumtarorët familjarë me energji elektrike, për përcaktimin e çmimeve.
“Dhe në varësi të kostove të importit për të përballuar nevojat me energji elektrike të vendit, çmimi mund të rishikohet në çdo moment bazuar në kërkesën FSHU, vendimet e Asamblesë së KESH, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal”, thuhet në një njoftim zyrtar të ERE.